KA Malisheva me disa çmime të vitit në zgjedhjen e më të mirëve nga komuna  

Atletika

KA Malisheva me disa çmime të vitit në zgjedhjen e më të mirëve nga komuna  

Nga: K. G. Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:03
KA Malisheva

Klubi i atletikës Malisheva ka pasur një edicion të mirë në vitin 2022, duke shënuar rezultate në dy rrafshe: Vendore dhe ndërkombëtare.

Kryetrajneri i Malishevës, Adrian Mazreku, është i lumtur me djelmoshat e tij, për rezultatet që shënuan në vitin që e lamë pas dhe për epitetin e trajnerit më të mirë për vitin 2022.

“Shpallja e laureatëve për vitin 2022 në Komunën e Malishevës, sportisti i vitit 2022 - Enis Bytyçi.

Image

Adrian Mazreku e pranon çmimin

Sportist i dalluar në garat ndërkombëtare -  Olti Bytyqi.

Trajneri i vitit 2022 -  Adrian Mazreku.

Klubi i vitit 2022 - Klubi i atletikës "Malisheva".

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për klubin tonë sepse pa përkrahjen tuaj ne nuk do ishim këtu ku jemi.

Presin shumë rezultate por edhe sfida në garat vendore dhe ndërkombëtare në vitin 2023”, shkruan në faqen e KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat