Kryeziu bën paraqitje të shkëlqyeshme në mitingun ndërkombëtar

Atletika

Kryeziu bën paraqitje të shkëlqyeshme në mitingun ndërkombëtar

Nga: K. G. Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:10
Astrit Kryeziu

Atleti Astrit Kryeziu ka treguar paraqitje jashtëzakonisht të mirë në mitingun e Gent-it në Belgjikë. 

Ai ka vrapuar në disiplinën e mesme përkatësisht 800 metra.

“Astrit Kryeziu në mitingun ndërkombëtarë "IFAM Indor Gent 2023"bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në disiplinën 800 metra në salla ku arriti rezultat 1.50.55 dhe grumbulloi 1064 pikë të IAAF-it.

Kjo është gara e parë e këtij sezoni dhe është një hap i mirë drejt  garave që na presin gjatë këtij edicioni. 

Faleminderit për mbështetjen dhe mikpritjen z. Musa Hotit dhe z. Bart Sandres që po na bëjnë të ndihemi si në shtëpinë tonë sa herë që jemi në Belgjikë, faleminderit sponzorit të klubit  "Brickos" Shpk që është me ne dhe pranë nesh në çdo sukses që po arrijnë atletët tanë”, ka shkruar trajneri i Roganës, ZIjadin Kryeziu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat