Djali nga Kosova, edhe pa kushte triumfon në Portugali

Atletika

Djali nga Kosova, edhe pa kushte triumfon në Portugali

Nga: K.G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 18:12
Muhamet Ramadani në mes

Sukses i madh për atletin e kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani.

Talenti i madh i Kosovës, zuri vendin e parë në hedhjen e gjylës në garën ndërkombëtare në Portugali.
Shaban Ramadani, trajner, është i lumtur për këtë sukses. 

“Nga Mitrovica, në mungesë të kushteve të mira për stërvitje, shkoi në Portugali për t’u bërë Lider i Evropës.

Përveç se atleti i klubit tonë, Muhamet Ramadani i cili në Kupën Evropiane të hedhjeve për grup-moshat u23 doli i pari ku tregoi edhe njëherë se jo rastësisht është dominues i Evropës për grupmoshat e veta në hedhjen e gjylës, merita për këtë sukses ka trajneri i hedhjeve Shaban Ramadani i cili po tregon suksesin e tij në çdo garë.

Jemi me fat që në klubin bëjnë pjesë Muhameti dhe Shabani”, shkruan në faqen e KA Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat