Ndërron jetë atleti 25-vjeçar shqiptar

Atletika

Ndërron jetë atleti 25-vjeçar shqiptar

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:09
Denis Gjura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka ndërruar jetë atleti shqiptar, Denis Gjura.

Bëhet me dije se 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, por humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra.

Përplasja ka qenë e fortë dhe atleti shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Mediat greke shkruajnë se Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat