​Zvicra kundërshton rikthimin e atletëve rusë në garat ndërkombëtare

Atletika

​Zvicra kundërshton rikthimin e atletëve rusë në garat ndërkombëtare

Më: 29 mars 2023 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po e diskuton mundësinë që të lejojë sërish atletët nga Rusia dhe Bjellorusia që të marrin pjesë në gara ndërkombëtare

Një ide të tillë po e kundërshton fuqishëm Komiteti Olimpik Zviceran që ka përsëritur qëndrimin e mëparshëm ku thuhet se:

"Këshilli Ekzekutiv i Olimpiadës Zvicerane përsëritë qëndrimin e tij të mëparshëm, sipas të cilit atletët rusë dhe bjellorusë duhet të përjashtohen nga garat ndërkombëtare".

Shtëpia e sportit zviceran vazhdon të kërkojë që zyrtarët e këtyre vendeve nuk duhet të mbajnë asnjë post në organet ndërkombëtare. Komisioni i Atletëve Olimpik të Zvicrës e mbështet këtë qëndrim. Nga ana tjetër, shoqata ua lë të hapur shoqatave sportive zvicerane dhe sportistëve të tyre që të vendosin vetë nëse do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare me pjesëmarrës rusë dhe bjellorusë.

Edhe pse IOC njoftoi të martën se ata donin të lejonin përsëri atletët nga Rusia dhe Bjellorusia, një vendim do të merret në një datë të mëvonshme nëse do t'i lejojë ata të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, theksoi Presidenti i IOC Thomas Bach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat