KA Theranda 1992 kampion i Kosovës për kategorinë e pionierëve 

Atletika

KA Theranda 1992 kampion i Kosovës për kategorinë e pionierëve 

Nga: K. G. Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:51
KA Theranda 1992

Në klubin e atletikës Theranda 1992 po punohet me përkushtim me talentet dhe si rrjedhojë e kësaj edhe po i korrin sukseset në kategorinë e pionierëve.

Puna e trajnerit Labinot Gashit po jep rezultate, treguesi më i mirë është se Theranda 1992 është kampion i Kosovës për kategorinë e pionierëve. 

“Në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, Federata Atletike e Kosovës, në bashkëpunim me KA Malisheva organizuan Kampionatin Individual të Kosovës për pioner-e dhe grupmosha më të reja.

Image

KA Theranda 1992

Në këtë Kampionat llubi atletik Theranda 1992, arriti qe të shpallët Kampion të Kosovës për pioner-e. 

Atletët e klubit atletik Theranda1992, fituan plot 17 medalje, 6 prej tyre të arta,6 të argjendta dhe 5 të bronzta. 

Në emër të kryetarit të klubit, Driton Maliqaj, kryesisë dhe trajnerit të klubit Labinot Gashi, falënderojmë prindërit e atletëve për përkrahjen e vazhdueshme si dhe të gjithë atletët për rezultatet e arritura duke ju dëshiruar më shumë suksese në garat tjera të radhës!”, shkruan në faqen e KA Theranda 1992.

Medalje të arta: 

Flavio Buzhala  U-16 disiplina Gjyle vendi I-rë 
Aurora Vataj  U-16 disiplina  1500M vendi  I-rë 
Arzana Bllaca U-12 disiplina  300M  vendi I-rë 
Lorita Ademi U-14 disiplina Gjatësi vendi I-rë 
Dominik Bllaca U-10 disiplina 300M vendi I-rë  
Blond Sedolli U-10  disiplina 60M vendi I-rë 

Medalje të argjendta : 
Idriz Vrella  U-10 disiplina 300M vendi  II-të  
Arzana Bllaca U- 12 disiplina 60M vendi II-t 
Iljesa Kabashi U-14 disiplina Gjatësi vendi II-të  
Selina Gashi  U-16  disiplina 400M vendi II-të 
Bleard Gashi  U-14 disiplina Gjatësi vendi II-të  
Flavio Buzhala U-16 disiplina Disk vendi II-të  

Medalje të bronzta: 

Selina Gashi  U-16 disiplina 100M vendi  III-të  
Erza Gashi   U-16  disiplina  Gjyle  vendi III-të 
Flaunit Buzhala U-14 disiplina 300M vendi III-të  
Auron Kuqi U-10 disiplina 300M vendi III-të  
Stafa 4x100M për vajza U-16 vendi III-të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat