Të dielën gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”

Atletika

Të dielën gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:16
Pamje nga një garë

‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të dielë për të tretin vit radhazi.

Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ditën e diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat