Luiza Gega renditet e 10-të në 3000 metra

Atletika

Luiza Gega renditet e 10-të në 3000 metra

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:23
Luiza Gega

Në Firence (Itali) u zhvillua etapa e tretë e Ligës së Diamantit në atletikë, një event që dhuroi mjaft surpriza. Kështu, në garën e 1500 metrave për femra, atletja keniane Faith Kipyegon, vendosi rekord të ri botëror.

Ajo ndali kronometrin në kohën 3’49”11, duke e përmirësuar me gati një sekondë kohën e mëparshme (3’50”07), që ishte vendosur në vitin 2015 nga atletja etiopiane Genzebe Dibaba.

Një paraqitje e shkëlqyer e Kipyegon, shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj.

Në këtë event debutoi edhe atletja shqiptare Luiza Gega, e cila garoi në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Në këtë garë morën pjesë 15 atlete dhe kampionia zshqiptare u klasifikua në vendin e 10-të, me kohën 9’11”94.

Një paraqitje dhe kohë e mirë e Gegës (e ngjashme me atë që i dha të artën vjet në Europian), ndërkohë që atletet afrikane dominuan në këtë garë, duke zënë katër vendet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat