Ky stadiumi i lë pa frymë të gjithë, transformimi kushtoi 525 milionë euro

Atletika

Ky stadiumi i lë pa frymë të gjithë, transformimi kushtoi 525 milionë euro

Nga: K. Goca Më: 2 gusht 2023 Në ora: 19:34
Stadiumi në Budapest

Kampionati Botëror i Atletikës do të mbahet nga 19 deri më 27 gusht dhe do të organizohet në një stadium krejt të ri në Hungari, i vendosur në brigjet e Danubit.

Qendra Kombëtare e Atletikës në Budapest do të presë Kampionatin e 19-të Botëror të Atletikës në mjedis të hapur. 

Arena e ndërtuar në zonën industriale të kryeqytetit hungarez (Budapest) përfundoi një muaj më parë dhe ka një kapacitet prej 36 mijë ulësesh.

Image

"Më parë ishte një zonë shumë e ndotur, e paarritshme për njerëzit.

Tani kemi një kompleks sportiv të lartë. 

Image

Nuk kam parasysh vetëm stadiumin e Qendrës Kombëtare të Atletike, por edhe zonën përreth. 

Është një mrekulli e vërtetë!”, tha  - Adami. Schmidt, Sekretar i Shtetit hungarez i ngarkuar për sport, siç raporton media hungareze “nemzetisport.hu”. 

Image

Transformimi i të gjithë zonës filloi në fund të vitit 2020 dhe kushtoi hiç më pak se 525 milionë euro.

Shitja e biletave për këtë Botëror është në rritje dhe tifozët kanë blerë tashmë 250 mijë bileta.

Hungarezët besojnë se Kampionati Botëror i Atletikës do të jetë ngjarja më e madhe sportive në histori, jo vetëm të vendit të tyre, por edhe të Evropës Qendrore.

Rreth 2000 atletë nga më shumë se 200 shtete do të marrin pjesë në Botëror, dhe gara do të ndiqet nga qindra mijëra tifozë  dhe më shumë se një miliard shikues në ekranet televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat