Albian Kuçi në Kupën Evropiane

Atletika

Albian Kuçi në Kupën Evropiane

Nga: K. G. Më: 14 mars 2025 Në ora: 10:54
Kadri Shala e Albian Kuçi

Atleti i disiplinave teknike Albian Kuçi do të përfaqësojë Kosovën në Kupën Evropiane.

Albian Kuçi synon rezultat sa më të mirë në hedhjen e gjylës.

Ai është përgatitur maksimalisht për këtë garë që mbahet në Nikosia të Qipros.

“Kupa Evropiane e hedhjeve që do mbahet në Nikosia nga data 15 deri më 16 mars.

Federata Atletike e Kosovës do të marr pjesë në kupën evropiane të hedhjeve me atletin Albian Kuçi në hedhjen e Gyles në Kategorinë U23.

Atleti Albian Kuçi do paraqitet në disiplinën e hedhjes së Gjyles më 15 mars duke filluar prej orës 11:35, 

Me atletët është edhe trajneri z. Kadri Shala”, ka njoftuar Federata Atletike e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat