Vrapojbë shtigjeve të Haradin Bajramit – Edicioni i 9-të radhazi

Atletika

Vrapojbë shtigjeve të Haradin Bajramit – Edicioni i 9-të radhazi

Më: 21 mars 2025 Në ora: 18:32
Pamje nga një garë

Më 31 mars 2025, nga ora 16:00, te vendi “Shtigjet e Ecjes” në Lipjan, mbahet edicioni i 9-të radhazi i aktivitetit tradicional “Vrapojmë Shtigjeve të Haradin Bajramit”, në përkujtim të 26-vjetorit të rënies së dëshmorit Haradin Bajrami.

Ky aktivitet sportiv dhe përkujtimor është një mundësi për të nderuar sakrificën e heronjve tanë, duke ecur dhe vrapuar në shtigjet që mbajnë emrin e tij. Haradin Bajrami, një nga bijtë më të denjë të atdheut, dha jetën për lirinë që sot gëzojmë, dhe ky aktivitet është një mënyrë për ta kujtuar dhe përjetësuar emrin e tij.

Një motiv për ardhje: “Me hapa drejt lirisë, me zemër për kujtim.”

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij edicioni të veçantë, për të treguar se kujtimi për dëshmorët mbetet i gjallë dhe për të përcjellë mesazhin e sakrificës dhe lirisë tek brezat e rinj. Nderojmë heronjtë duke vrapuar në shtigjet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat