Leon Thaqi shkëlqen në Shkup

Atletika

Leon Thaqi shkëlqen në Shkup

Nga: K.G. Më: 26 prill 2025 Në ora: 19:46
Leon Thaqi në mes

Atleti i klubi Rogana, Leon Thaqi, ka shkëlqyer duke dalur i pari në Mitingun e hapur në Shkup.

Thaqi ka shënuar rekord personal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në disiplinën 400 metra.· 

“Leon Thaqi tregoi një performancë të shkëlqyeshme në disiplinën 400 metra duke vendosur rekord personal me kohë 48.94, rezultati i tij në 400 metra ishte 49.45. 

Leoni me kët rezultat renditet në top treshen e atletëve më të mirë në dic. 400 metra pas Astrit Kryeziut dhe Musa Hajdarit po ashtu nga KA”Rogana”. Rekordin në 400m e mbanë akoma Astrit Kryeziu me kohë 47.83. 

Është me rëndësi të ceket se asnjëri nga atletët tanë nuk i përkasin disiplinave të sprintit më konkretisht dic. 400 metra,  që të tre janë të profilizuar në dicsiplinat e shtigjeve të mesme”, njofton KA Rogana me kryetrajner Zijadin Kryeziu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat