Atleti i klubit Ragana, Leon Thaqi, reprezentues i Kosovës, ka treguar klasin e tij në Mitingun ndërkombëtar të atletikës në Tivar të Malit të Zi.
Thaqi po dëshmohet gjithnjë e më i mirë në secilin garë.
Rezultatet e tij të mira e bëjnë krenarë edhe trajnerin e tij Zijadin Kryeziun.
“Leon Thaqi me rekord të ri në disiplinën 800 metra.
Ai zuri vendin e dytë duke arritur të thyej rekordin e tij nga 1.52.05 në 1.51.31.
Kjo është gara e tij e parë e sezonit në 800 metra.
Leoni sot bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ku tregoi një performancë të lartë, kjo paraqitje e tij është një tregues i mirë që në garat e ardhshme do të arrij rezultate edhe më të mira”, njofton KA Rogana.