Muhamet Rama befason në garën për veteranët në Shkodër

Atletika

Muhamet Rama befason në garën për veteranët në Shkodër

Nga: K.G. Më: 16 maj 2025 Në ora: 14:53
Muhamet Rama - majtas

Driton Haliti, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Atletikës së Kosovës, tha se Muhamet Rama ka thyer rekord ballkanik për veteranët në Shkodër në garën Speed Masters Athletic Challenge.

"Atleti veteran Muhamet Rama ka thyer rekordin ballkanik në disiplinen 800 metra kategoria M80 me rezultat 3:07,97.

Ky rekord është për 14 sekonda kohë më e mirë se rekordi i deritanishëm 3:21,50 që e barte atleti nga Sllovenia Ludvik Soklic.

Muhametit i urojmë shendet dhe shume rekorde të tjera”, ka shkruar Haliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat