Dren Mazreku po tregon talentin e tij në mbretëreshën e sporteve në Kosovë.
Atleti i talentuar i klubit Malisheva ka arritur rezultat jashtëzakonisht të mirë në Mitingun e Hapur që u mbajt javën që e lamë pas.
Rezultat që u vlerësua edhe nga faqja e Federatës së Atletikës së Kosovës, duke shkruar: “Rekord i Kosovës - Vrapim 400 metra - U14 - Dren Mazreku, me kohë 1:02.61 minuta”.
“Dren Mazreku nuk ndalet me rekorde të reja, kësaj radhe në 400 metra, ky rekord u vendos në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë”, shkruan në faqen e KA Malishevës.