Atleti i klubit Rogana, Leon Thaqi, vazhdon me rezultate të lakmueshme në shtigjet e mesme.
Thaqi ka shënuar rezultat shumë të mirë në garën që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Dominimi dhe rezultati i tij u vlerësuan shumë edhe nga Federata e Atletikës së Kosovës.
“Rekord i Kosovës - vrapim 400 metra , Leon Thaqi - 47.59 sekonda”, ka shkruar faqja e federatës.