Atleti i talentuar i klubit Rogana, Leon Thaqi, ka shënuar rezultat të mirë në Celje të Sllovenisë.
Ky rezultat u lavdërua edhe nga vet klubi me trajner Zijadin Kryeziu.
Thaqi vlerësohet si potencial i madh i atiletkës së Kosovës në shtigjet e mesme.
“Leon Thaqi me rekord të ri në dic.800m, ai sot arriti rezultat 1.49.82 rezultati i tij paraprak ishte 1.51.15. Tre ditë mbas rekordit shtetëror në disiplinën 400m të cilin e arriti në Shkup, sot pikërisht në Celje të Sllovenisë bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ku në plasman të përgjithshëm zuri vendin e katërt.
Ky është rezultati më i mirë i Leonit deri më tani, po punojmë të ngritemi sa më lartë me performancë, vetëm në kët vit katër herë ka thyer rekordin në dic. 800m, një herë në dic.600m dhe katër herë në dic.400m.
Kjo garë u bë e mundur falë ish atletit Armend Berisha i cili jeton dhe vepron në Slloveni, ai bëri aranzhimin për kët event ndërkombëtarë, andaj ne si klub e falenderojmë për kontributin dhe përkujdesjen e tij ndaj atletit tonë gjatë këtyre ditëve.
Faleminderit sponzorit tonë gjeneral Brickos.Shpk dhe spozorit Gap.Shpk për kontributin e dhënë në Klubin e Atletikës Rogana”, njofton KA Rogana.