Suspendohet atleti i mirënjohur 

Atletika

Suspendohet atleti i mirënjohur 

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2025 Në ora: 23:25
Pamje nga një garë

Atleti i mirënjohur Benard Kibet është suspenduar.

Atleti kenian Benard Kibet (25 vjeç) ka qenë afër medaljes në Lojërat Olimpike - Paris 2024, ku u rendit i pesti në 10,000 metra. 

Tani bëhet e ditur se është pezulluar nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA) për përdorim të substancave të ndaluara.

Sipas gazetës suedeze “Aftonbladet”, ai përdori një substancë të ndaluar. 

Substanca nuk është bërë e ditur dhe nuk ka informacione të mëtejshme në lidhje për rastin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat