Grevist Bytyçi është në formën më të mirë.
Ai ka vazhduar me rezultate të lakmueshme në nivel të Kosovës.
“Paraatleti Grevist Bytyçi vendos rekord personal në disiplinën 800 metra me rezultat mberslënës 2:02:79.
Paraatleti është vetëm një hap larg normës Olimpike dhe Botërore në 1500 metra.
Ky rezultat u arrit në Kampionatin Individual të Kosovës për senior që u mbajt në stadiumin "Liman Gegaj" në Malishevë”, ka bërë të ditur KA Malisheva.