Atleti i talentuar i klubit Rogana, Leon Thaqi, me kryetrajner Zijadin Kryeziun po vazhdon me rezultate të mira në rrafshin ndërkombëtar.
Thaqi ka treguar edhe një paraqitje tjetër të suksesshme duke përfunduar në vend të tretë në garën që u mbajt në Maribor të Sllovenisë.
“European Athletics Team Championships third Division - Leon Thaqi është i treti në disiplinën 800 metra me kohë 1.50.68, ishte një garë taktike dhe rezultat i ngushtë per 4 pozitat e para.
Leoni po vazhdon të tregoj paraqitje të mira dhe progres të vazhdueshëm në çdo garë.
Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës.
Falenderojmë ish atletin Armend Berisha i cili jeton dhe vepron në Slloveni për përkrahjen e Leonit para dhe gjatë këtij kampionati!
Faleminderit sposorit kryesor deri më tani Brickos Shpk si dhe Sponsorit të ri Kofix Shpk që na është bashkuar në rrugëtimin tonë”, njofton KA Rogana.