Pa stadium në Kosovë, kjo është çmenduri

Atletika

Pa stadium në Kosovë, kjo është çmenduri

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 qershor 2025 Në ora: 16:37
Pamje nga një garë

Atletët e atletet janë më të ndëshkuarit në shtetin e Kosovës!

Nuk e di si ka mundësi një atlet apo atlete të arrijë nivelin ku nuk ka stadium të atletikës me shteg  - 8 korsi dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Nuk e di si ia dalin atletët e Roganës me kryetrajnerin e mirënjohur Zijadin Kryeziu!

Nuk e di si ia dalin atletët e Prizrenit me kryetrajnerin Bajram Duja.

Nuk e di si ia dalin edhe të Pejës, edhe të Mitrovicës etj.

Nuk është njësoj si me stërvitur në livadhe e në tokë me pluhur, si me stërvitur në kushte sipas standardeve ndërkombëtare, me shteg me tetë korsi!

Këtë e dijnë më së miri ekspertët e atletikës!

Është turp që Kosova sot ende nuk e ka një stadium të atletikës, të paktën të ketë edhe një mijë ulëse.

Edhe në këto kushte e mjerimit e të çmendurisë, kemi atletë e atlete siç është edhe Leon Thaqi i Roganës i cili arrin rezultate të mira.

Ky djalosh i talentuar i ka tejkaluar pritshmëritë në kushtet ku stërvitet!

Rrethana ku stërviten atletët tanë nëpër fusha me bari e me pluhur, është fat që nuk i pickon ndonjë gjarpër gjatë verës!

Dorën në zemër, të paktën sot, është dashur që të kemi 7-8 stadiume me shteg të atletikës me tetë korsi!
Atletika është sporti më i ndëshkuar në Kosovë!

Atletika është baza e sportit!

Mëkat sot që pas 26 viteve të pasluftës shteti ynë nuk ka stadium të atletikës. 

Trishtim!

Atletika nuk e meriton këtë ndëshkim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat