Emmanouil Karalis kalon limitet dhe bëhet i katërti atlet që kërcen 6.08m

Atletika

Emmanouil Karalis kalon limitet dhe bëhet i katërti atlet që kërcen 6.08m

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 15:42
mmanouil Karalis

Për atletin grek Emmanouil Karalis ky sezon është mjaft pozitiv pasi ka vendosur disa rekorde personale, të cilët i kanë lejuar të futet mes më të mirëve të këtij sporti.

Edhe pse arritjet e Mundo Duplantis janë të destinuara që të mbeten për dekada, 25-vjeçari nga Greqia ka mundur që të bëjë historinë.

Në mars ai kërceu në lartësinë 6.05m në “Ëorld Indoor Championships” në Nanjing të Kinës.

Por ditën e djeshme ai përmirësoi përsëri këtë rezultat gjatë Kampionatit Kombëtar Grek ku kërceu 6.08m.

Falë rezultatit të fundit fituesi i medaljes së bronztë në Paris 2024 ka arritur që të renditet në vendin e katërt historik pas Sergei Bubka, Renaud Lavillenie dhe Mondo Duplantis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat