Kosova do të përfaqësohet me dy atletë në Kampionatin Evropian U20.
Erisë Avdullahu dhe Amar Maxhuni synojnë rezultate të mira.
“Kosova do të përfaqësohet me dy atletë të rinj dhe premtues në Kampionatin Evropian U-20 që mbahet nga 7 deri më 10 gusht në Tampere, Finlandë: Erisë Avdullahu – 800 metra e Amar Maxhuni 800 metra.
Federata pret paraqitje dinjitoze dhe me përkushtim nga atletët tanë në këtë ngjarje të madhe evropiane.
Kryetari i Federatës, Halil Sylejmani, në emër të komunitetit të atletikës, i uron suksese dhe fat garuesve tanë!”, njofton FAK-u.