Atletja kroate kampione e Evropës 

Atletika

Atletja kroate kampione e Evropës 

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2025 Në ora: 17:28
Vita Barbiç

Atletja kroate Vita Barbiç (17 vjeçe) fitoi titullin e kampiones evropiane për juniore në hedhjen e shtizës në Kampionatin Evropian në Tampere të Finlandës.

Barbiç fitoi medaljen e artë me një hedhje prej 55.26 metrash, të cilën e hodhi në serinë e gjashtë. 

Hedhësja kroate nuk e nisi mirë garën dhe pas katër serive ishte vetëm në vendin e gjashtë, por pasoi kthesa e madhe. 

Në serinë e pestë, ajo mori kryesimin me një hedhje prej 54.77 metrash dhe nuk e lëshoi deri në fund. 

Medaljen e argjendtë e fitoi 19-vjeçarja finlandeze Rebecca Nelimarkka me një hedhje prej 54.43 metrash, ndërsa e bronzta shkoi te lituanja Orinti Navikaite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat