Thompson triumfon në garën e 100 metrave në “Diamond League”

Atletika

Thompson triumfon në garën e 100 metrave në “Diamond League”

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 16:05
Pamje nga gara

Ishte gara më e shumëpritur, që pas asaj në Olimpiadën e Parisit verën e shkuar.

Kampioni olimpik Noah Lyles dhe rivali I tij më I madh Kishane Thompson u përballën në pistën e Chorzoë në Poloni, për takimin e radhës në garën mbretëreshë të 100 metrave, në një turne të rëndësishëm të atletikës siç është “Diamond League”.

Triumfi ishte i gjithi për atletin xhamajkan, që kaloi i pari finishin, duke marrë revanshin personal ndaj amerikanit, që fitoi me vetëm 5 të mijëtat e sekodës në përballjen e fundit në Paris.

Thompson vendosi kohën 9 sekonda e 87 të qindat, duke barazuar edhe rekordin e turneut.

Me diferencë prej 3 të qindat në vendin e dytë u rendit Noah Lyles, ndrësa podiumin e plotësoi atleti tjetër amerikan Kenny Bednarek.

Fitorja e xhamajkanit projekton një sfidë të fortë dhe spektakolare në garat e shpejtësisë në prag të Botërorit të Atletikës që do të zhvillohet në Tokyo nga datat 13 deri në 21 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat