Muhamet Ramadani, atlet i disiplinave teknike – hedhje e gjylës, e ka rrugën e hapur për suksese të mëdha.
Është në fazën më të mirë, më punë të madhe e më pak fat sportiv mund të arrijë në piedestal.
Atleti do të mbështetet me 600 dollarë në muaj nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës dhe nënpresident i KOK-ut, ka gjasa të mëdha që me këtë djalosh të hyjë në histori në të ardhmen.
32 sportistë të 10 sporteve të ndryshme kanë nënshkruar sot kontratat për bursat olimpike Los Anxhelos 2028.