Duplantis shpallet “Atleti Europian i Vitit 2025”

Atletika

Duplantis shpallet “Atleti Europian i Vitit 2025”

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 17:30
Armand Duplantis

Armand Duplantis u kurorëzua “Atleti Europian i Vitit 2025” për Meshkuj gjatë ceremonisë së “Golden Tracks” të organizuar nga Atletika Europiane në Batumi të Gjeorgjisë.

Ai e ka mposhtur italianin Mattia Furlani dhe francezin Jimmy Gressier në përzgjedhjen përfundimtare me tre lojtarë.

Kjo kurorëzon një tjetër sezon triumfues që e pa atë fitues si në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura në Nanjing ashtu edhe në Kampionatin Botëror të sallave të hapura në Tokio, si dhe në finalen e Ligës Diamond në Zyrih.

Ai gjithashtu vendosi katër rekorde të reja botërore, duke e rritur rekordin e kërcimit me shkop në 6.30 metra. Duplantis e fitoi edhe vitin e kaluar çmimin Atleti Europian i Vitit për Meshkuj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat