Klubi i atletikës “Drini” nga Struga ka zbuluar tri përforcimet e reja për vitin garues 2026, duke siguruar shërbimet e tre atletëve të talentuar nga Kumanova: Gilman Junuzi, Lirim Jusufi dhe Ermal Jusufi.
Junuzi (400m dhe 800m) dhe Jusufi (mbi 3000 m) garojnë në konkurrencën e seniorëve, ndërsa Jusufi në U18.
Këto transferime janë shenjë e ambicieve për luftë të madhe për trofe në skenën vendore, por edhe për përfaqësim dinjitoz në garat ndërkombëtare.
“Jam i lumtur që pranuan ta bëjnë këtë kalim nga klubi i atletikës Skopski Maraton tek ne.
Me këto tre përforcime dhe me atletët e tjerë që kemi, synojnë të jemi në mesin e tre klubeve më të suksesshëm në Maqedoni”, është shprehur trajneri i KA “Drini”, Alim Hajredini.