Atletja zvicerane Angelica Moser vuan nga dhimbjet e këmbëve.
“Është e pasigurt nëse kërcyesja me shkop do të jetë në gjendje të garojë në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura gjatë muajit mars”, shkruan media zvicerane “Blick”.
“Angelica Moser, kampionja në fuqi e Evropës mund të heqë dorë përkohësisht nga garat për shkak të problemeve në këmbën e saj të djathtë, e cila i është përkeqësuar ditët e fundit.
Kjo do të thotë që fillimi i saj i planifikuar për sezonin e sallave të mbyllura të dielën në Frauenfeld është anuluar”, - shkruan më tej.
"Nëse dhe kur do t'i bashkohet sezonit të sallave të mbyllura është aktualisht i hapur - dhe për këtë arsye edhe pjesëmarrja e saj në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në mes të marsit në Poloni," tha menaxhmenti i saj.