Kenianët dominojnë Maratonën e Splitit!
Një tjetër spektakël sportiv i mbajtur pavarësisht shiut dhe borës, shkruan media kroate “Slobodna Dalamcija”.
“Rreth 3,500 vrapues morën pjesë në gara në të katër disiplinat.
Pamje nga gara
Maratona bie në sy në veçanti me deri në 1,000 garues në fillim, që është një rekord absolut për këtë garë 42 kilometrash”, shkruan më tej.
Atleti nga Kosova, Tirron Mamusha, e zë vendin e tretë me kohë të kaluar për 1:12:30 orë, rezultatin e të cilit e ka paraqitur media kroate “Slobodna Dalmacija”.
Atleti gjakovar është krenar për këtë sukses në Gjysmëmaratonën e Splitit.
Rezultatet - maratona
1. Ruth Nundu Mbatha (Kenia) 2:49:31 orë
2. Nikolina Shustiq Stankoviq (Kroacia) 2:53:59
3. Natasha Shustiq (Kroacia) 2:53:59
Meshkujt
1. Shedrack Kiptoo Kimaiyo (Kenia) 2:19:27
2. Mate Vasarhelyi (Hungaria) 2:21:04
3. Novestus Kipkosgei Kirwa (Kenia) 2:33:16
Gjysmëmaratona - femrat
1. Jebet Valentine (Kenia) 1:17:42
2. Tea Faber (Kroacia) 1:20:39
3. Fruzsina Bakonyi (Hungaria) 1:22:47
Meshkujt
1. John Chege Ëaëeru (Kenia) 1:04:24
2. Silvije Tomac (Kroacia) 1:10:01
3. Tirron Mamusha (Kosova) 1:12:30