Ogunleye: Do të qëndroj e qetë dhe shpresoj ta ruaj këtë nivel 

Atletika

Ogunleye: Do të qëndroj e qetë dhe shpresoj ta ruaj këtë nivel 

Nga: K.G. Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 13:44
Yemisi Ogunleye

Kampionia olimpike në hedhjen e gjyles, Yemisi Ogunleye, shkëlqeu në ditën e parë të Kampionatin gjerman të sallave të mbyllura në Dortmund, duke realizuar rezultatin më të mirë personal: 20.37 metra.

Ajo mori kryesimin që në raundin e dytë me 19.13 metra, por në tentativën e pestë e çoi gjylen 4 kg në 20.37 metra, duke e bërë të paarritshme për rivalet vendase dhe duke thyer për herë të parë kufirin e 20 metrave.

“Jam shumë e lumtur, rekord personal, titulli indoor dhe mbi 20 metra.

Do të qëndroj e qetë dhe shpresoj ta ruaj këtë nivel,” deklaroi Ogunleye.

Me këtë rezultat, ajo ngjitet në vendin e dytë në listën botërore 2026, pas kampiones së botës dhe Evropës Jessica Schilder, e cila këtë vit ka hedhur 20.43 m dhe 20.49 metra.

Ogunleye ka konfirmuar se synon medalje në Kampionatin Botëror (20–22 mars).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat