Muhamet Ramadani para sfidës së madhe

Atletika

Muhamet Ramadani para sfidës së madhe

Nga: K.G. Më: 14 mars 2026 Në ora: 14:27
Muhamet e Shaban Ramadani

Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, është para sfidës së madhe në Qipro. 

Synimi i tij është rezultati sa më i mirë dhe të kthehet edhe me medalje nga një garë shumë e fortë.

“Muhamet Ramadani nis rrugëtimin drejt suksesit të radhës në Qipro!

Kosova merr pjesë në Kupën Evropiane të Hedhjeve në Nikosia të Qipros. Flamuri i Kosovës do të përfaqësohet nga kampioni ynë, Muhamet Ramadani, i cili në këtë sfidë udhëhiqet nga trajneri i tij, Shaban Ramadani.

Muhameti tashmë ka krijuar një traditë fituesi në këtë kompeticion prestigjioz evropian, ku në të kaluarën ka rrëmbyer dy medalje të arta dhe një të argjendtë.

Me këtë bagazh të madh medaljesh, synimi i ekipit tonë mbetet i qartë: vazhdimësia e rezultateve kulmore dhe renditja në mesin e tre më të mirëve të Evropës edhe në këtë edicion.

Gara e Muhametit zhvillohet nesër, më 15 mars, duke filluar nga ora 14:05 (sipas kohës lokale në Kosovë)”, thuhet nga federata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat