Edhe dy medalje ballkanike për atletët veteranë 

Atletika

Edhe dy medalje ballkanike për atletët veteranë 

Më: 17 mars 2026 Në ora: 14:46
Driton Haliti - i pari majtas

Ka përfunduar me sukses edhe një kampionat ballkanik në salla të mbyllura, këtë radhë në Novo Mesto, ku Kosovën e përfaqësuan Driton Haliti dhe Fehmi Stublla.

Dy garuesit tanë bënë një paraqitje shumë të mirë, duke i sjellë vendit dy medalje:

Driton Haliti u rendit i dyti në kategorinë M50 në hedhje të shtizës, me rezultat 34.31 metra.

Image

Fehmi Stublla - i treti

Fehmi Stublla zuri vendin e tretë në kategorinë M65 në disiplinën 60 metra me pengesa, me kohë 18.47 sekonda.

Ky është një sukses i madh për atletikën në kategorinë e veteranëve, duke dëshmuar përkushtimin dhe nivelin e lartë të sportistëve tanë edhe në këtë grupmoshë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat