Hodgkinson fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror dhe me rekord kampionati

Atletika

Hodgkinson fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror dhe me rekord kampionati

Nga: K.G. Më: 22 mars 2026 Në ora: 21:20
Keely Hodgkinson

Atletja e Britanisë së Madhe, Keely Hodgkinson, fitoi medaljen e saj të parë të artë në 800 metra në Kampionatin Botëror të atletikës në sallë, duke vendosur rekord kampionati me kohën 1:55.30 në Torun të dielën (22 mars).

Kampionia olimpike, e cila së fundmi theu edhe rekordin botëror në sallë të mbyllur, e justifikoi plotësisht rolin e favorites.

Ajo ka përmirësuar me 1.6 sekonda rekordin e mëparshëm të kampionatit prej 1:56.90, të vendosur nga çekja Ludmila Formanova në vitin 1999.

Kjo fitore vjen pesë vite pasi Hodgkinson fitoi titullin evropian në sallë në të njëjtin vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat