Kampioni botëror në 10,000 metra, atleti Jimmy Gressier, do të synojë rekordin e tij të parë botëror në garën Urban Trail de Lille, e cila do të mbahet më 4 prill në Lille.
Gressier tashmë mban rekordin evropian në 5 kilometra me kohën 12:57, të cilën e vendosi pikërisht në Lille vitin e kaluar.
Por këtë herë, francezi ka një objektiv edhe më të madh, rekordin botëror 12:49, i cili mbahet nga etiopiani Berihu Aregawi dhe është vendosur në Barcelona në vitin 2021.
“Dua të thyej rekordin botëror në 5 kilometra (garë rrugore).
Nuk e di nëse do të arrij, por e di se do të bëj gjithçka për të arritur majat më të larta.
Kujdesem për ushqimin, fle herët, qëndroj i hidratuar dhe mendoj vetëm për vrapimin.
Asgjë tjetër nuk më shpërqendron, ky është mentaliteti im.
Po ndjek graalin e shenjtë,” - është shprehur Gressier.
Në listën e pjesëmarrësve në garën 5 kilometra është edhe një tjetër atlet i fortë francez, Yann Schrub, i cili nuk duhet nënvlerësuar.