Niels Laros, talenti i ri holandez, do të rikthehet në pistë në garën 1500 metra në kuadër të Stokholm Diamond League më 7 qershor, pas një lëndimi në pulpë që e kishte pësuar në muajin shtator.
Atleti tashmë 21-vjeçar konsiderohej si një nga talentët më premtues.
Pas 262 ditësh, Laros rikthehet në pistë në një garë me konkurrencë të fortë, teksa synon të përgatitet për objektivin e madh, fitimin e titullit të tij të parë evropian në nivel senior gjatë kësaj vere.
Në kategoritë e reja, Laros ka dominuar, duke fituar dy medalje të arta në secilin nga kampionatet evropiane për grupmoshat U18, U20 dhe U23.
Vitin e kaluar ai bëri hapin e madh në skenën e seniorëve, kur fitoi finalen e tij të parë në Diamond League, duke u konfirmuar si një kandidat serioz për medalje në garat e mëdha.
Në rikthimin e tij në pistë, Laros do të përballet edhe me kampionin e botës në 10,000 metra, Jimmy Gressier, për të cilin kjo do të jetë gara e parë në 1500 metra në Diamond League që nga viti 2022.