Mondo Duplantis është bërë një yll global i atletikës, me tifozë që udhëtojnë nga vende të ndryshme për ta parë duke thyer edhe një rekord botëror. Në moshën 26-vjeçare ai ka arritur pothuajse gjithçka, mban rekordin botëror dhe ka fituar medalje të arta në Lojërat Olimpike, kampionatet botërore dhe ato evropiane, disa herë secilën.
Ja 10 fakte interesante për të që ndoshta nuk i dini:
1. Emri i tij i vërtetë nuk është Mondo!
Emri i tij i parë është Armand, ndërsa nofka “Mondo” vjen nga shoku më i mirë i babait të tij, i cili e quante
“Mondo Man” kur ishte i vogël. Fjala “Mondo” do të thotë “botë” në italisht, dhe është rastësi që përputhet me emrin e pistës atletike Mondotrack, që përdoret në shumë stadiume në botë.
2. Ka lindur në SHBA
Edhe pse garon për Suedinë, ai ka lindur në Lafayette, Louisiana në SHBA. Ai gjithmonë ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë, pasi nëna e tij është suedeze, dhe flet rrjedhshëm gjuhën suedeze.
3. Vjen nga një familje shumë sportive
Babai i tij, Greg Duplantis, ka qenë kërcyes me shkop, ndërsa nëna, Helena Duplantis, ka qenë atlete.
Edhe motra e tij, Johanna Duplantis, vazhdon të garojë në kërcim me shkop.
4. Është edhe muzikant me kohë të pjesshme
Ai krijon muzikë dhe ka publikuar tre këngë. Këngën e parë e publikoi në të njëjtën ditë kur theu për herë të 11-të rekordin botëror, më 28 shkurt të vitit të kaluar.
5. Praktikonte kërcimin me shkop në oborrin e shtëpisë
Kur ishte fëmijë, kishte një konstruksion për kërcim me shkop në kopshtin e shtëpisë, gjë që e ndihmoi të stërvitej shpesh dhe ta shihte sportin si argëtim.
6. Trajnerët e tij janë prindërit
Ai stërvitet nga prindërit e tij — një bashkëpunim familjar që e ka ndihmuar të dominojë atletikën botërore. Nëna e tij është edhe shumë e përkushtuar për të nxitur më shumë gra të bëhen trajnere.
7. Ka performuar live muzikën e tij
Në shkurt, ndërsa shumë atletë hapnin sezonin dimëror, ai performoi për herë të parë live këngën e tij “Feeling Myself”, duke treguar se talentet e tij shkojnë përtej sportit.
8.Propozoi martesë...
Në tetor 2024, ai i propozoi të fejuarës së tij, Desire Inglander, në plazhet e The Hamptons. Pas fejesës, qielli u ndriçua nga Dritat Veriore, duke e bërë momentin edhe më magjik.
9. Kostumet ikonike për Halloween
Ai dhe e fejuara e tij janë të njohur për kostumet kreative.
Në vitin 2025 u veshën si Michael Scott dhe Dwight Schrute nga seriali The Office.
Në vitin 2024 u frymëzuan nga ikonat olimpike Yusuf Dikec dhe Rachael Gunn.
10 La universitetin për t’u bërë profesionist
Ai u regjistrua në Louisiana State University, por u largua pas vitit të parë në 2019 për t’u bërë atlet profesionist, pasi kishte fituar tashmë titullin e kampionit evropian për të rritur.