Luiza Gega u shpall atletja më e mirë

Atletika

Luiza Gega u shpall atletja më e mirë

Më: 8 maj 2026 Në ora: 23:12
Luiza Gega - majtas

Federata Shqiptare e Atletikës organizoi në Elbasan aktivitetin e Kupës së Shqipërisë.

Në “Elbasan Arena”, konkurruan për të fituar këtë trofe, 11 ekipe nga e gjithë Shqipëria, me 200 atletë djem dhe vajza.

Pas disa orësh konkurrim, trofeun e Kupës së Shqipërisë e fitoi Vllaznia për djem dhe Tirana për vajza. Atletët shkodranë e fitojnë këtë trofe për herë të 18-të radhazi, duke treguar epërsinë e tyre në këtë sport.

Ndërsa për vajza Tirana duket se nuk ka kundërshtarë, pasi spikat thuajse në çdo disiplinë të Mbretëreshës së Sporteve.

Në fund të kësaj veprimtarie Vllaznia e vendit të parë, në konkurrimin për djem, grumbulloi 155 pikë ndërsa Muhamet Çangeli me 7.73 m, në kërcim së gjati duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit  me 1039 pikë.

Tirana për vajza, fituese e trofeut arriti të grumbullojë 138 pikë, ndërsa Luiza Gega u shpall atletja më e mirë. Konkurrimi në Kupën e Shqipërisë, u shërbeu atletëve edhe për kualifikueset në Lojërat Evropiane që do të zhvillohen në 30 maj Monako.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat