Rekordmeni botëror në garën me pengesa 400 metra, Karsten Warholm, ka konfirmuar se është gati të vrapojë në garën 4x400 metra në Kampionatin Evropian të atletikës në Birmingham gjatë muaj gusht.
Tre herë kampioni evropian në garën e 400 metrave me pengesa konfirmoi gatishmërinë e tij për t'u bashkuar me skuadrën e stafetës,
"Mendoj se mund të kontribuoj diçka që do të thotë se absolutisht duhet të jemi në gjendje të luftojmë për medaljen e artë në stafetën e përzier", tha ai.
"Dhe pastaj do të duhet të shohim nëse mund të gjejmë një atlet tjetër të aftë të vrapojë afër 45.0 sekondave", shtoi ai.