Dosso dhe Doualla përballen në Savona

Atletika

Dosso dhe Doualla përballen në Savona

Nga: K.G. Më: 19 maj 2026 Në ora: 15:21
Atletja Zaynab Dosso

Atletja Zaynab Dosso do ta nisë sezonin e saj në Savona International Meeting, më 20 maj.

Ajo vjen pas një forme shumë të mirë në sallë, ku në Kupën e Botes në Torun fitoi medaljen e artë në 60 metra.

Dosso do të ketë konkurrencë të fortë nga disa sprintere të nivelit të lartë, përfshirë amerikanen Maia McCoy dhe britaniken Imani Lansiquot, si dhe nga Luksemburgu Patrizia Van der Weken dhe hungarezja Boglarka Takacs.

Në pistë do të jetë edhe italiania e re Kelly Doualla, vetëm 16 vjeçe dhe kampione evropiane U20, një nga emrat më premtues të atletikës italiane.

Pas Savonës, Dosso planifikon të garojë në tri mitingje të Diamond League: në Stokholm më 7 qershor, në Oslo më 10 qershor dhe në Doha më 19 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat