Frederic Tranchand është mbreti i shtigjeve në Lubjanë

Atletika

Frederic Tranchand është mbreti i shtigjeve në Lubjanë

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 17:36
Frederic Tranchand

Favoriti francez Frederic Tranchand fitoi titullin në garën trail për meshkuj në Evropianin e atletikës në Kmanik të Lubjanës, duke triumfuar me kohën 3:55:14 pas një strategjie perfekte.

Pas tij u rendit italiani Daniel Pattis (3:59:54), ndërsa vendi i tretë i takoi francezit Antoine Charvolin (4:05:13).

Kjo ishte medalja e tretë e artë për Francën në kampionat, pasi një ditë më parë Yannick Memheld fitoi garën malore U20 në ngjitje, duke i siguruar Francës edhe titullin ekipor.

Tranchand, kampioni aktual botëror në trail, tregoi që në fillim se ishte njeriu për t’u mundur në garën 52 kilometërshe.

Ai mori kryesimin pas gjashtë kilometrave të parë, teksa garuesit largoheshin nga periferia e Kamnikut dhe nisnin ngjitjen e parë në rrugë me zhavorr së bashku me Pattis, norvegjezin Stian Angermund dhe Charvolin.

Pas 12 kilometrash, Angermund dhe Charvolin nuk mundën ta ndiqnin më ritmin, ndërsa Tranchand dhe Pattis krijuan shkëputje.

Në ngjitjen e fundit të madhe, francezi shtoi ritmin dhe e la italianin pas. Pas mesit të garës ai kishte epërsi prej 1 minute e 12 sekondash, të cilën e zgjeroi në më shumë se tre minuta në pikën e fundit matëse, rreth nëntë kilometra para finishit.
Megjithatë,

Tranchand nuk ishte plotësisht i bindur për fitoren, edhe pse trajnerët e tij e informonin gjatë garës se kishte avantazh të madh.

“Unë i besoj vetëm vetes”, tha ai me buzëqeshje. “Vetëm kur kalova urën e fundit në Kamnik e kuptova se do të fitoja”.
Për strategjinë e garës ai shtoi:

“Në fillim ishim një grup prej katër vetash dhe kjo ishte shumë mirë.

Por e dinim se në një moment do të duhej të garonim në vijë të vetme, ndaj ishte mirë që isha në krye. Pastaj kalova shumë kohë me Daniel Pattis.

Ndjeva se ai ishte i fortë në pjesët e sheshta, prandaj nuk doja të luftoja me të në 15 kilometrat e fundit. Sulmova pas një pjese të rrafshët, sepse mendova se aty ishte shansi im".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat