Jan Torrella i siguron Spanjës medaljen e parë individuale të artë në garën malore 

Atletika

Jan Torrella i siguron Spanjës medaljen e parë individuale të artë në garën malore 

Nga: K.G. Më: 7 qershor 2026 Në ora: 15:59
Spanjolli Jan Torrella

Spanjolli Jan Torrella fitoi medaljen e artë në garën e seniorëve për ngjitje-zbritje në Kampionatin Evropian të Vrapimit Off-Road në Lubjanë-Kamnik të dielën.

Torrella bëri diferencën në segmentin e fundit të zbritjes, duke lënë pas zviceranin Dominik Rolli dhe suedezin Petter Engdahl për të fituar titullin evropian. Engdahl, i cili siguroi medaljen e bronztë, pati nevojë për trajtim mjekësor pasi u rrëzua në zonën e finishit për shkak të lodhjes së madhe.

Dominik Rolli e nisi fuqishëm garën në Kamnik, duke marrë kryesimin para Engdahlit. Më vonë atyre iu bashkua Torrella, i cili kishte zgjedhur një fillim më të kujdesshëm për shkak të temperaturave të larta.

“Fillimi ishte shumë i shpejtë dhe isha në pozitën e 20-të. Në ngjitje avancova gradualisht dhe në fund arrita grupin kryesues”, deklaroi ai.

Sulmi vendimtar erdhi pas ngjitjes së fundit të pjerrët.

“Kisha ende shumë forcë në majë dhe i thashë vetes: tani gjithçka ose asgjë, ndaj shtyva sa më shumë që munda. Në fillim mendova se Dominik do të më arrinte, por nuk shikova më pas”, tha Torrella.

Pas pak më shumë se një ore vrapim, Torrella siguroi medaljen e artë me kohën 1:00:09 orw. “Ende nuk mund ta besoj.

Kam shtyrë aq fort sa nuk më kishte mbetur energji në këmbë, por publiku më dha forcë”, u shpreh ai.

Torrella, i cili kishte përfunduar i shtati në garën e ngjitjes të premten, triumfoi me 54 sekonda epërsi ndaj Rollit (1:01:03), ndërsa Engdahl përfundoi i treti me kohën 1:01:48, vetëm duke mbajtur medaljen e bronztë përpara italianit Cesare Maestri, i cili u rendit i katërti me 1:01:57.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat