Një figurë emblematike e atletikës italiane, të gjithë sytë ishin te Gianmarco Tamberi si heroi vendas në 2024 Kampionatin Evropian tw atletikws në Romë.
I lindur për spektakël dhe që shkëlqen nën presionin më të madh, Tamberi ishte në formën e tij më karizmatike teksa fitoi titullin e tretë radhazi evropian në kërcim së larti për meshkuj, përpara një publiku të mahnitur në “Olimpico”.
Në prag të kampionatit në Birmingham 2026 (10–16 gusht), organizatorët rikujtojnë triumfin spektakolar i Tamberit në Romë padyshim mbetet një ndër më të veçantët.
Sfondi i historisë
Me tituj olimpikë, botërorë dhe evropianë tashmë në koleksionin e tij, Tamberi mbërriti në vitin 2024 si një nga atletët më të dekoruar dhe më të njohur të sportit. Në arritjet e tij përfshiheshin medalja e artë olimpike, titulli botëror, dy tituj evropianë në natyrë, dy tituj evropianë në sallë dhe një titull botëror indoor.
Momenti i tij më i paharrueshëm erdhi në 2020 Lojwrat Olimpike, kur bashkë me Mutaz Essa Barshim vendosën të ndanin medaljen e artë, në vend që të vazhdonin garën shtesë për fitues absolut, një akt sportiviteti që mbeti ndër imazhet ikonike të Lojërave Olimpike.
Ishte një histori e jashtëzakonshme rikthimi. Një dëmtim serioz i ligamentit të kyçit të këmbës e la jashtë Olimpiadës së Rios, ndërsa rikuperimi zgjati me vite derisa ai rifitoi formën dhe besimin maksimal.
Gjatë kësaj periudhe rikthimi, Tamberi udhëhoqi edhe Italinë drejt triumfit historik në Kampionatin Evropian Ekipor të Atletikës në Silesia më 2023.
Atletika italiane po përjetonte një periudhë të artë suksesi dhe Tamberi, me stilin e tij karakteristik dhe mjekrën gjysmë të rruar që e ruante për rastet e mëdha, ishte kthyer në simbolin kryesor të këtij sporti në Itali.
Kur mbërriti Roma 2024, pritshmëritë kishin arritur kulmin. Si kapiten kombëtar dhe ikonë sportive, prej tij pritej asgjë më pak se medalja e artë para tifozëve vendas.
Megjithatë, afër ditëlindjes së tij të 32-të, kishte dyshime reale për gjendjen fizike të Tamberit. Ai kishte munguar gjatë gjithë sezonit indoor dhe nuk kishte garuar fare para Kampionatit Evropian.