Driton Metaj fiton medaljen e bronztë për Kosovën

Atletika

Driton Metaj fiton medaljen e bronztë për Kosovën

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 20:21
Pamje

Atletët e Kosovës përfaqësuan denjësisht vendin tonë në Kampionatin Ballkanik U18, i mbajtur më 4 korrik 2026 në Novo Mesto te Sllovenisë, duke arritur rezultate të rëndësishme dhe paraqitje shumë të mira në disiplinat e tyre.

Momenti më i veçantë i kësaj gare ishte edhe paraqitja e Dion Binakajt në disiplinën 100 metra.

Ai në finale realizoi kohën 10.97 sekonda, duke u renditur i 6-ti në Ballkan dhe duke shënuar rekord të ri për Kosovën në këtë kategori...

Rezultatet
Driton Metaj – Hedhja e gjyles 5kg – 16.53 metra, vendi i 3-të

Dion Binakaj – 100m – 10.97, vendi i 6-të në finale
Erisë Avdullahu – 800m – 2:16.26, vendi i 8-të
Lorina Kadriu – 100m – 13.15 dhe 400m – 1:01.30
Velona Manai – 800m – 2:23.09, 
Bardh Telaku – 400m – 51.16, 
Valmira Jashari – Kërcim trehapësh – 10.42m
Ledion Fetahaj – Kërcim së gjati – 6.04m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat