Pas suksesit të mundjes, Shqipëria nuk po arrin që të lërë gjurmë me sportet e tjera në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ekipi kuqezi nuk ia del që të jetë konkurrues në disiplinat e tjera, ndërsa pa sukses i mbylli edhe garat në konkurrimin e djeshëm.Pas vendit të katërt në hedhje çekiçi nga Markelo Mema, atletika pa dje në aksion Franko Burrajn.
Atleti shkodran mati forcat në raundin e parë në disiplinën e 400 metrave. Burraj e ndali kronometrin në kohën 46.19, një rezultat inferior nga rekordi kombëtar (45.85), të cilin shkodrani e kishte fiksuar dy muaj më parë në Kampionatin Ballkanik.
Kështu, Burraj e mbylli në vend të 10 mes 17 konkurrenteve raundin e parë të 400 metrave, pa mundur që të sigurojë kalimin për në finale
. Tashmë për atletikën ka mbetur për të garuar vetëm Yipsi Moreno, e cila konkurron më 2 shtator në hedhje çekiçi.