Bashkimi i dha leksion Penzën - Bota Sot
Bashkimi i dha leksion Penzën

Basketboll

Bashkimi i dha leksion Penzën

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:18
Bashkimi leksion Penzën

Bashkimi ka shënuar fitoren e dhjetë nga dhjetë ndeshje të zhvilluara, duke mundur Penzën në udhëtim me rezultat 50:78 (13:22, 14:18, 12:21, 11:17). Kjo ishte fitorja e dhjetë për vashat prizrenase që përmbyllën stinorin vjeshtor pa asnjë humbje, duke qenë e vetmja në elitën e femrave pa humbje.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:22, kurse ishin më të mira edhe në periudhën e dytë 14:18. Prizrenaset fituan edhe periodën e tretë 12:17 dhe atë të fundit 11:17, për të triumfuar në fund me rezultat 50:78.

Valbona Bytyqi dhe Melita Luci shënuan nga 12 pikë për Penzën, kurse te Bashkimi u dalluan Khadija Haywood me 18 pikë e 12 kërcime, Arbnore Përquku me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime dhe Aisha Balarabe me 14 pikë e gjashtë kërcime.

Penza ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi dhjetë fitore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat