Fitim Sadiku - sportist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Boksi

Fitim Sadiku - sportist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:22
Fitim Sadiku - sportist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët shqiptarë të Kosovës treguan veten në vitet e 90-ta, sikur të ishin luftëtarë të vijës së frontit, i rezistuan regjimit kriminal serb.

Të jesh sportist në vitet e 90-ta (1991-+1999), ka qenë punë e madhe sepse çdo ditë je përballur me kërcënimet e milicisë së pushtuesit serb. 

Fitim Sadiku i takon Gjeneratës së Republikës! 

Ai ka qenë ndër sportistët më të dalluar në kick-box.

Sadiku luftonte me mish e më shpirt në çdo garë të Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër as që lodhej për kërcënimet që i vinin nga regjimi serb.

Ai ka qenë disa herë edhe kampion në kategorinë e tij dhe shembull se si luftohej për ngjyrat e klubit në vitet më të vështira, që në çdo sekondë jeta ka qenë e rrezikuar nga UDB-ja.

Ai në vitet e 90-ta, ushtronte me zell të shtuar në kushte dhe rrethana të vështira, që të përgatitej për garat e Republikës.

Sot ndihet si asnjëherë krenar që dha kontribut të madh në vitet më të rënda dhe që ishte në një vijë me mijëra sportistë shqiptarë, duke iu kundërvu agresorit serb.  

Sadiku sot punon trajner në kick-box, por ajo që e bën krenar, që të rinjtë dhe të rejat tona, po garojnë me sukses në garat zyrtare ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat