A do ngritët boksi i Kosovës në kategorinë A? Pritet reagimi i Mehmet Bogujevcit 

Boksi

A do ngritët boksi i Kosovës në kategorinë A? Pritet reagimi i Mehmet Bogujevcit 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
A do ngritët boksi i Kosovës në kategorinë A? Pritet reagimi i Mehmet Bogujevcit 

Sukseset e boksit janë për t’u admiruar! Janë suksese që japin sinjale të qarta pas xhudos, se ky sport mund t’i sjell Kosovës medalje nga rrafshi ndërkombëtar edhe në konkurrencën e seniorëve!

A e meriton boksi që të ngrihet në kategorinë A? Padyshim se po, duke u bazuar me sukseset e fundit, medalja e argjendtë dhe medalja e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj dhe të reja, këto medalje e kanë bërë krenar një Kosovë.

Boksierja e talentuar, Alnera Brahimi, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për të reja në Sofje të Bullgarisë dhe Remzo Mustafiq -  medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj (17-18 vjeçar), që u mbajt në Budvë të Malit të Zi, janë fakte më të mira edhe për sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, që të kërkojë ngritjen në Kategorinë A sepse e ka argumentin. 

Federata e Boksit të Kosovës duhet të luftojë për më shumë hise, mos të lejojë veten që të “nënshtrohet” sikur macja ndër sofër pas këtyre sukseseve sepse këto janë rezultate të arritura nga një sport që ka popullaritet në botë.

Padyshim se do të jetë edhe një sfidë për Komisionin për kategorizimin e sporteve pranë KOK-ut, por siç merret vesh nga burimet tona, Federata e Boksit do të kërkojë hisen e merituar: Kategorinë A!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat