Nga rreziku për 15 vite burgim, deri te titulli kampion i botës – Si rrodhi karriera e Anthony Joshuas?

Boksi

Nga rreziku për 15 vite burgim, deri te titulli kampion i botës – Si rrodhi karriera e Anthony Joshuas?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:23
Anthony Joshua

Është kampion bote në kategoritë IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Por, karriera e boskerit të jashtëzakonshëm Anthony Joshua mund të kishte marrë rrjedhë tjetër.

Këtë e ka zbuluar vetë ai, në një intervistë dhënë emisionit “Songs for Life”, ku shpalosi shumë gjëra karakteristike, të cilat gurmanët e këtij sporti nuk ia kishin idenë.

Madje, ai kishte qenë edhe në paraburgim dyjavor, teksa rrezikonte deri në 15 vite burg.

Djaloshi i lindur dhe i rritur në Watford, kaloi disa vite në Nigeri, para se kthehej në moshën shtatë vjeçare në Angli.

Fillimisht u regjistrua në shkollën “Kings Langley” në një fshat afër Hemel Hempstead.

Përveç boksit, ai fillimisht shquhej për atlet, teksa kjo u pa në vitin e fundit të shkollës fillore, me ç’rast theu rekordin e shkollës në 100 metra, duke e kaluar për 11.6 sekonda.

Por, boksi, siç njihet ndryshe edhe si sport i rrugës, padyshim se ndikoi edhe te ai, të paktën në fillim të karrierës profesioniste.

Në moshën 20 vjeçare, ai u vu nën pranga, për arsyen “luftë dhe arsye të tjera të çmendura”.

Madje, siç e thotë ishte frikësuar goxha, pasi dënimi maksimal për fajin që e kishte bërë shkonte deri në 15 vjet.

“U vuna nën pranga për disa javë. Qëndrova në paraburgim, por jo diçka që duhet përmendur. Arsyen ma thanë për shkak të luftërave ilegale në boks dhe gjërave të tjera të çmendura”, tha mes tjerash kampioni.

Kujtojmë se meçi i shumëpritur për titull kampioni mes britanikut dhe bullgarit Kubrat Pulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat