Trajneri i Khabib tregon se çfarë do të ndodhte në rast të një rimeçi...

Boksi

Trajneri i Khabib tregon se çfarë do të ndodhte në rast të një rimeçi...

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:17
Trajneri i Khabib tregon se çfarë do të ndodhte në rast të një rimeçi...

Conor McGregor do të shpartallohej në një rimeç eventual ndaj Khabib Nurmagomedov – ka thënë trajneri i këtij të fundit.

‘Notorious’ ishte favorit i madh në duelin ndaj Dustin Poirier në kuadër të ‘UFC 257’ dhe shpresonte për një përballje të madhe me kampionin e peshave të lehta, i cili megjithatë është i pensionuar.

Por, irlandezi humbi me nokaut në duelin ndaj amerikanit dhe tash gjasat për rimeçin e shumëpritur ndaj Khabib janë zbehur dukshëm.

McGregor është konsideruar rivali më i madh i Nurmagomedov, i cili e kishte mposhtur në vitin 2018 dhe pritej një rimeç shumëmilionësh mes tyre.

Ndërsa tashmë kur dueli është thuajse i pamundur, trajneri i Khabib, Javier Mendez, tregon se çfarë do të ndodhet në rast se do të zhvillohej rimeçi.

“Khabib është më i mirë. Ai është më i mirë sesa ka qenë kur u ndeshën para dy vitesh. Conor nuk është bëtë më mirë. Ai ka rënë paksa. Khabib është bërë dukshëm më i mirë. Ai (McGregor) do të shpartallohej”, ka theksuar trajneri duke e komentuar edhe humbjen e irlandezit nga Poirier.

“Kur e pash Dustinin që filloi t’ia godiste këmbët, thashë: ‘O Zot, pozicioni i Conorit nuk është bërë për të kontrolluar sic duhet goditjet e tilla të këmbëve. Sidomos goditjet në muskujt e poshtëm. Prandaj, e dija se do të ishte një problem i madh”.

 “Ishte një plan i shkëlqyer nga Dustin t’ia godiste këmbët, muskujt e poshtëm të këmbëve. Ndërsa ishte një vlerësim i gabuar nga ana e Conorit që nuk ishte përgatitur për këtë gjë”, ka thënë Mendez.

Më tej, trajneri i Khabibit ia ka bërë të qartë McGregorit se rimeçi me Nurmagomedov nuk do të ndodhë.

“Asnjëherë nuk do të ndodhë rimeçi. Ashtu siç nuk do të ndodhë dueli Tony (Ferguson) dhe Khabib. Nuk do të ndodhë kurrë… Khabib nuk ka nevojë për të. Ai është i plotësuar”, ka shtuar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat